Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetNgricat vijojne te lene pa uje konsumatoret

Ngricat vijojne te lene pa uje konsumatoret

-

Një nga problemet më shqetësuese të këtyre ditëve në qarkun Shkoder, përfshirë edhe qytetin është ngrirja e rrjetit të tubacioneve të ujit të pijshëm. Shumë familje po detyrohen të sigurojnë këtë mall jetik duke e blerë apo tek të afërmit që kanë një pus. Ndërmarrja e ujësjellës – kanalizime të vetmen zgjidhje ka dhënë atë të mbajtjes hapur të rubinetave dhe asgjë më shumë. Pasojat po i vuajnë qytetarët, ndërsa mbajtja hapur e rubinetave shoqërohet me të tjera kosto, që për ndërmarrjen janë të kënaqshme në fund të muajit. Drejtuesit e emergjencave civile në bashkinë Shkoder thonë se kanë ndërhyrë në disa raste për sigurimin e ujit, duke përfshirë edhe spitalin rajonal i cili ka patur probleme nga ngrirja e tubacioneve.

Bushati thotë se po shihet alternativa e sigurimit të bazës materiale për gjënë e gjallë, ndërsa paralelisht vijon ndërhyrja në rrugët rurale për të mundësuar hapjen e tyre.

Veshtirësitë me ngricat vijojnë dhe në rrugë kërkohet të tregohet kujdes maksimal nga drejtuesit e automjeteve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts