Friday, April 26, 2024
HomeLajmeRreziku nga gripi i shpendeve ne Lezhe.

Rreziku nga gripi i shpendeve ne Lezhe.

-

 

Gripi i shpendve rrezikon te kthehet në Shqipëri. Megjithatë sipas specialistëve kjo semundje ende nuk është shfaqur në vendin tonë. Sipas tyre duhen marrë masa për të parandaluar depertimin e këtij virusi qe përhapet edhe nga shpendet shtegtarë. Ndoc Lleshi, specialistë i kësaj fushe, njeheresh edhe Drejtor i Bujqesisë në Lezhë, tha se ndalimi i importit të shpendeve si ta gjalla ashtu edhe të therura nga ministria është një nder masat më të domosdoshmë në këtë periudhë kur ky virus ka prekur disa vende të europes dhe rajonit.

Megjithatë sipas tij qytetaret nuk kanë pse të shqetesohen, pasi kontrollen nuk mungojne.

Virusi H5N8 është shfaqur në disa shtete të Europes, c’ka ka bërë që Organizata Botërore e Shendetit të Kafsheve, të lajmerojë Ministrinë e Bujqesinë për rrezikun potencial që i kanoset nga kjo semundje. 8 vende të Europes kanë raportuar ngordhje të shpendeve nga ky virus. Për pasojë, autoritetet në shqipëri kanë vendosur ndalimin e importit, me
këto shtete.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts