Friday, May 17, 2024
HomeSportPërballja me Flamurtarin, jetike për kuqeblutë

Përballja me Flamurtarin, jetike për kuqeblutë

-

Kuqeblutë kanë konsumuar të premten seancen e  fundit stervitore anti-Flamurtari. Seancë, e cila ashtu si edhe herët e tjera është zhvilluar në fushën e stadiumit “Reshit Rusi” me përqëndrim dhe seriozitet maksimal për të dhënë më të mirën e tyre në zbatimin e programit stervitor. Synimi tashmë është më se i qartë për të gjithë, kapja e një forme sa më të mirë sportive në mënyrë që përballja shumë e rëndësishme me Flamurtarin të kalohet me sukses me synim marrjen e një rezultati pozitiv, që në këtë rast kërkohet vetem fitorja tre pikëshe. Nga sa është parë në fushën stervitore futbollistët duket se janë gati për këtë sfidë e cila në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë konsiderohet, jetike për fatin e Vllaznisë. Megjithatë, në prononcimin e dhënë për mediat, mesfushori-sulmues Arlind Kalaja bën të ditur se skuadra nuk është nën presionin e rezultatit dhe se në objektivin e tyre është marrja e një tre pikëshi.

Për të mbërritur tek fitorja, Kalaja kërkon edhe mbështetjen e tifozërisë kuqeblu, të cilëve i bën thirrje që të jenë sa më të shumtë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” në mbështetje të skuadrës së tyre të zemres. Në lidhje me një kërkesë që vete fansat kuqeblutë i kanë drejtuar klubit Vllaznia për të hapur dyert e stadumit me hyrje falas për këtë ndeshje, akoma  nuk ka një një lajm zyrtar nga ana e drejtuesve. Sfida Vllaznia-Flamurtari luhet të shtunën në orën 14.00 në stadiumin  “Loro Boriçi” të Shkodrës.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts