Për demokratët e Shkodres protestat do të nisin 3 ditë përpara 18 shkurtit, pasi kryeqendrën e veriut ka zgjedhur ta vizitojë Lulzim Basha. Në përgatitje të këtij reagimi të radhës të opozitës, selia blu mblodhi kryesinë ku ra në sy prezenca edhe e kryetares së bashkisë Ademi, e cila duket se ka vendosur t’i kthejë vizitën kreut Çobaj të pak ditëve më parë ne këshillin bashkiak. Ftesa ndaj qytetarëve Shkodranë është që ata t’i bashkohen protestave të së djathtës kunder qeverisë Rama.
Edhe në Lezhë kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja Albana Vokshi bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 18 shkurtit në Tiranë për të rrëzuar qeverinë dhe për të cuar Shqipërinë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme! Vokshi e quajti hipokrizi propagandën e Kryeministrit me historitë e ish sigurimit të shtetit.