Thursday, May 16, 2024
HomeSportVolejboll, 1 humbje dhe 1 fitore

Volejboll, 1 humbje dhe 1 fitore

-

Për dy ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia, faza e dytë e Kampionatit Kombëtar ka nisur këtë fundjavë. Ekipi i meshkujve që drejtohet nga trajneri Mark Krroqi ka luajtur në transfertë duke u ndeshur me Studentin takim të cilin volejbollistët kuqeblu e kanë humbur me rezultatin e ngushtë 3 me 2. Ndërkohë, e kundërta ka ndodhur me ekipin e femrave. Volejbollistet shkodrane të drejtuara nga trajnerja e tyre Sadije Gogo kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3 me 0 Skenderbeun e Korçës. Pas ndeshjes, për trajneren, ballafaqimi me korçaret kishte një gëzim të dyfishtë, fitoren e ndeshjes, por edhe fakti që ajo pikërisht në këtë ditë është bërë gjyshe.

Referuar kronikës së lojës duhet thënë se pas fitoreve të dy seteve të para, respektivisht 25 me 15 dhe 25 me 20, seri i tretë ka rezervuar emocionet më të shumta. Kjo për faktin se mikeshat nga Korça e përmirësuan shumë lojën e tyre duke bërë që Vllaznia ta fitojë këtë set me vështirësi 27-25  dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm me sete 3 me 0.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts