Wednesday, May 15, 2024
HomeSportFitorja e Vllaznisë në “Sport Show”

Fitorja e Vllaznisë në “Sport Show”

-

Vllaznia ka nevojë për qetësi në mënyrë që rezultatet e saj të vijë në rritje nga java në javë. Ky është mendimi i regjisorit të njohur të televizionit shqiptar, Osman Mula, një prej sportdashësve më të flaktë të futbollit shkodran në vite. I ftuar në panelin e emisionit “Sport Show”, Mula u ndal edhe tek përballja e fundit me vlonjatët duke pohuar se ato emocione kishte kohë që nuk i kishte pvovuar, ndërkohë që shprehu konsiderata për trajnerin Cungu duke e konsideruar si një ndër më të spikaturit e pankinave shqiptare të futbollit.

Komentet për situaten tek  Vllaznia dhe teknikun Cungu përcolli edhe specialisti i njohur i futbollit Taip Piraniqi duke shrehur besimin se skuadra kuqeblu i ka të gjitha mundësitë të ecë edhe më përpara.

Të pranishëm në panelin e “Sport Show” ishin trajneri i basketbolli Bledar Gjeçaj dhe kryetari i kolegjumit të arbitrave të Shkodrës, Dritan Salaj, ku i pari bëri të ditur lajmin ekskluziv të ofrimit të një trajneri të huaj për të drejtuar së bashku Vllazninë drejt titullit kampion, ndërsa Salaj për zgjedhjet e kolegjumit ku kolegët e tij i besuan mandatin e dytë të drejtimit si kryetar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts