Friday, May 17, 2024
HomeSportKupa, “Djemte e detit permbysin Vllaznine”

Kupa, “Djemte e detit permbysin Vllaznine”

-

 

Është Teuta gjysmëfinalistja e fundit e Kupës së Shqipërisë. Skuadra durrsake përmbysi disavantazhin 1-0 e takimit të parë, duke mposhtur 2-0 Vllazninë në shtëpi. Në “Niko Dovana”, pjesa e parë pati pak raste dhe asnjë gol, ndërsa pas pushimit sfida u nxeh në maksimum. Çasti kulmor erdhi dhjetë minuta para fundit, kur vendasit fituan një penallti (të dyshimtë) që u shndërrua në gol nga Ardit Hila (82′). Vetëm dy minuta më pas, Gerhard Progni me një supergol i dha Teutës kualifikimin e çmendur. Megjithë presionin e Vllaznisë, Teuta (me 10 lojtarë pas përjashtimit me karton të kuq të Hilës), rezistoi deri në fund. “Djemtë e Detit” i bashkohen Tiranës, Skënderbeut dhe Besëlidhjes mes katër më të mirave të kësaj gare. Shorti për çiftet gjysmëfinaliste do të hidhet në fund të marsit, vetëm një javë para gjysmëfinaleve që janë në program për t’u luajtur më 4 dhe 19 prill. Pas ndeshjes tekniku Cungu vleresoi lojen e skuadres se tij, por serish ngriti shqetesimin se fati i Vllaznise nuk po vendoset nga fusha e lojes dhe futbolli i paster, por nga vendimet e arbitrimit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts