Prej me shume se 2 javesh te gjithe personat qe paraqiten neper qendrat shendetesore per marrjen e kartes se shendetit nuk arrijne te pajisen me kete mjet identifikimi shendetsore. Per kete situate shkak eshte bere mos kryerja e tenderit per prodhimin e tyre. Ndersa problemi eshte ekzistent ne te gjithe vendin, prane pikes se aplikimit ne polikliniken e Shkodres tentojne ta mohojne nje fakt te tille. Qytetaret ankohen per mos pajisjen me karta, dhe ne vend te tyre u jepen disa letra te bardha qe nuk jane te informuar se a kryejn te njejtin funksion.
Mjekja qe merret me shperndarjen e ketij mjeti identifikimi shendetesore thote se ky proces ecen normalisht.
Ne fakt eshte absurde te tentosh te mbulosh nje problematike qe e ka i gjithe vendi, pasi qytetaret vijne nga e gjitha Bashkia e madhe Shkodres per te marre kete karte shendetesore ne kete sportel. Sorollatjet e tyre dhe mos informimi eshte nje praktike qe ka ekzistuar edhe me heret ne keto sportele.