Friday, May 17, 2024
HomeAktualitetBraktisja e ures se re te Bunes

Braktisja e ures se re te Bunes

-

Është një problematikë e krijuar prej më shumë se 1 viti, por qëllimisht institucionet vijojnë ta neglizhojnë. Janë vetëm pak metra dhe jo më shumë se 10 ndriçues që kërkojnë ndërhyrje minimale për të kthyer ndriçimin e munguar në urën e re të Bunës. Kalimi gjatë natës është tejet problematik në këtë vepër arti që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, pasi nga Muriqani shënohet edhe fluksi më i madh i hyrjeve daljeve për në vendin tonë. Autoriteti rrugor i veriut që ka në varësi këtë urë ka zgjedhur që detyrimet vjetore që ka si insitucion t’i harrojë plotësisht, ndonëse premtimet për ndryshimin e gjendjes, sa herë i jepet mundësia të shfaqet ne media i ka të shumta. Nga ana tjetër bashkia Shkoder hedh topin e përgjegjësisë tek autoriteti rrugor, por as që merr mundimin të veprojë për të gjetur një zgjidhje vetë, për këtë imazh të parë që përcjell Shkodra që në hyrje të saj. Ky investim mbi 7 milion dollaresh sot i ngjan një zone të braktisur, ku demtimet pasojnë njëra – tjetrën, e qytetarët privohen të lëvizin. Me afrimin e ditëve të pranverës e verës zona në fjalë është ndër më të frekuentuarat dhe kalimi në këmbë është rrezik permanent, si për aksidente, ashtu edhe ndonjë grabitje të mundshme. Deri në zgjimin e institucioneve që të kujtohen për detyrimet që kanë mbetet vetëm të presim, duke uruar të mos ketë pasoja të rënda.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts