Sunday, May 19, 2024
HomeAktualitetMbrojtja e bimeve dhe imputeve bujqesore

Mbrojtja e bimeve dhe imputeve bujqesore

-

Jo vetem produktet me origjinë shtazore, por edhe sektore të tjerë që lidhen në tërësi me sigurinë ushqimore janë fokus i punës që mbulon autoriteti kombëtar i ushqimit. Një prej tyre është ai i mbrojtjes së bimeve dhe imputeve bujqësore, i ngritur që në vitin 2011 nga ministria e bujqesise. Fokus i tij janë kontrollet kryesisht në farmaci bujqësore dhe magazina dhe konsiston në ruajtjen, magazinimin dhe tregtimin e tyre. Kjo faze kontrollesh lidhet me hapat e parë të mbrojtjes së këtyre produkteve, por edhe garantimit të cilësisë për konsumatorët.

Duke qënë se Shkodra eshtë një qark që preket nga dy pika të rëndësishme kufitare ku hyjnë dhe dalin mallra, rendesia e këtij sektori kthehet jetike thonë drejtues te AKU. Nëse në hapat e parë subjektet që kaluan në sitë ishin të pakta, sot numri i tyre është rritur. Ky sektor organizon dhe koordinon aktivitetet e inspektimit për parandalimin e vendosjes në treg të produkteve me prejardhje bimore që nuk i plotësojnë kërkesat e konsumatorëve, parandalimin e vendosjes në treg të agroinputeve jo cilësore, çertifikimin e produkteve të gatshme për eksport si dhe parandalimin e përhapjes se së organizmave dëmtues.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts