Wednesday, May 29, 2024
HomeAktualitetShinat e trenit permes zonave te banuara

Shinat e trenit permes zonave te banuara

-

Kalon permes zonave te banuara, por kjo nuk ka sherbyer per te ndergjegjesuar autoritetet perkatese te marrin masa. Linja hekurudhore Shkoder – Bajze eshte nje rrezik i vazhdueshem per kalimtaret, pasi traseja kalon ngjitur me shtepite e banimit dhe mbi apo nen kalimet si dhe sinjalistika perkatese, jane fjale te huaja per keto fshatra. Banoret thone se prej vitesh perballen me kete realitet, e ndonese rreziku per jeten eshte i larte askush nuk ka vepruar per te gjetur nje zgjidhje. Ne shume fshatra madje nderprerjet qe i behen hekurudhes jane te paligjshme dhe aksidentet nuk kane munguar, shpesh me pasoja fatale.
Vite me pare egzistonin pikat e kontrollit qe sinjalizonin ardhjen e trenit dhe ne te njejten kohe benin bllokimin e qarkullimit kur ai pershkonte zonat e banuara. Sot ky realitet duket i larget dhe jeta e ketyre banoreve, veçanerisht femijeve te vegjel eshte e rrezikuar, ku nje pakujdesi e vogel mund te perfundosh ne shinat e trenit. Duhet thene fatmiresisht qe kalimet nuk i ka te shpeshta, por ne dite te caktuara, pasi pasojat mund te kishin qene me fatale.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts