Friday, May 10, 2024
HomeSportVllaznia firmos me tre të rinj

Vllaznia firmos me tre të rinj

-

Kuqeblutë konsiderohen të jenë klubi që kanë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhojnë lojtarë të rinj të perspektives më shumë se asnjë tjetër në Shqipëri, një pjesë e mirë e të cilëve, krahas ekipit të parë të Vllaznisë kanë furnizuar edhe ekipe të shumta të Superliges shqiptare, por edhe të kategorive më të ulta. Pa lënë mënjanë këtu edhe ato emra talentesh që sot luajnë me sukses në kampionate të rëndësishme europiane, ndërkohë që kontribuojnë edhe në ekipet kombëtare. Falë punës së mirë që vazhdon të bëhet në Akademinë e Futbollit Vllaznia, brezi aktual i ekipeve U-19 dhe U-17 konsiderohet me mjaft të ardhme. Tre prej tyre, Belajdi Pusi, Denis Miloti dhe Sinisha Rajqeviq, përkatësisht, sumues, mbrojtës dhe mesfushor janë tre futbollistët e rinjë që i shtohen zyrtarisht listës së kontigjentit të skuadrës së parë. Treshja në fjalë është prezantuar nga ana e drejtorit sportiv të klubit Vllaznia, Eugent Zeka dhe drejtorit teknik të Akademisë Alban Hasani ku në bazë të kontratave përkatëse janë zyrtarizuar si kuqeblu për një periudhë tre vjeçare, që do të thotë se deri në vitin 2020 janë pjesë zyrtare e Klubit Vllaznia. Firmosja me skuadrën e parë ka entuziasmuar tre futbollistët e rinj, të cilët kanë premtuar se do të bëjnë më të mirën e tyre në procesin stervitor për të justifikuar besimin e dhënë ndaj tyre duke synuar që në të ardhmen të gjejnë hapësirat e duhura në fushën e lojës. Të kënaqur për këtë firmosje janë shprehur edhe drejtuesit kuqeblu, Hasani dhe Zeka, sipas të cilëve futbollistët në fjalë që janë pjesë e Akademisë që në fëmijëri, kanë një të ardhme të sigurtë për ekipin e pare. Ky brez te rinjsh konsiderohet edhe si e Ardhmja e Vllaznisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts