Saturday, May 18, 2024
HomeUncategorizedLezha perkujton 2 Marsin e 1444

Lezha perkujton 2 Marsin e 1444

-

Lezha përkujtoi 173 vjetorin e beselidhjes së princave Shqiptar, 2 Marsin e 1444. Ceremonitë përkujtimore në nderim të kësaj date nisën me pritjen e autoriteteve vendore e delegacioneve të huaja nga kryetari i bashkisë Fran Frrokaj, e më pas u ngrit flamuri tek Obelisku, aty ku princat shqiptarë hodhen themelet e shtetit. Në fjalën e tij kryetari Frrokaj kritikoi përfaqësuesit e lartë shtetërore që refuzuan ftesën për tu bërë pjesë e kesaj date.

Përfaqesuesi i qeverisë së Kosoves Gjergj Dedaj tha se po të mos kishte qënë 2 marsi i 1444 historia e Shqiperisë nuk do ishte ajo që është sot dhe mbasë sot nuk do flitej as shqip.

Bashkimi i të gjithë aktoreve politikë dhe jo vetëm në interes të vendit ishtë mesazhi kryesor i autoriteve pjesmarrese në këtë aktivitet.

 

2 Marsi 1444 mbetet një datë historike për vendin tonë, e cila meriton vleresimin dhe nderimin e lartë nga të gjithë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts