Friday, May 17, 2024
HomeSportTjetër fitore e futbollisteve kuqezi

Tjetër fitore e futbollisteve kuqezi

-

Pas kombëtares së madhe të femrave që drejtohet nga trajneri shkodran, Armir Grima që mundi kombëtaren e Malit të Zi me rezzultatin  5 me 3, një tjetër kombëtare e femrave, ajo U-19 regjistron fitore ndaj kombëtares homologe malazeze. Ndeshja miqësore në fjalë është zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit dhe është mbyllur me fitoren Shqipërisë me rezultatin 1 me 0. Goli i fitores për vajzat kuqezi është shënuar në minuten e 25-të nga Klarita Myrtollari, pas një krosi mjeshtror të dhëën nga kapitenia e skuadrës, shkodranja Uedi Muja. Skuadra e drejtuar nga trajneri Nevil Dede përgjithësisht ka luajtur më mirë se kundërshtari, ku përpos golit të avantazhit ka pasur edhe raste të tjera shënimi në portën mike, por ndërhyrjet e portjeres malazeze, Çabarka kanë evituar pësimin e golave të tjerë. Për t’u theksuar është forma shumë e mirë e treguar nga ana e sulmueses Uendi Muja, që edhe pse me moshë i përket skuadrës së 19 vjeçarëve, falë aftësive dhe vlerave të saja që vijnë çdo ditë në rritje trajneri I kombëtares së madhe Armir Grima ka vendosur ta përfshijë në gjirin e skuadrës së parë, madje duke nisur që nga ndeshja e radhës, ajo që do të luhet ndaj kombëtares malazeze në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Sa I përket këtij ballafaqimi, në fakt njoftimi zyrtar ka qënë për t’u luajtur mesditen e së enjtes, në orën 12.00, por vetem pak orë përpara ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ndeshja në fjalë do të shtyhet për 24 orë, që do të thotë se ajo do të luhet mesditen e së premtes, po në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Në skuadrën e parë të kombëtares shqiptare, pjesen më të madhe të formacionit kuqezi e dominojnë futbollistet e ekipit të Vllaznisë, kampione kombëtare në fuqi, ndërkohë që javën e kaluar fituan edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë. Madje, në sfiden mirësore të së martes të luajtur në “Elbasan Arena” ndaj kombëtares malazeze, tre nga pesë golat e kombëtares shqiptare u shënuan nga futbollistet e Vllaznisë, Jashari, Gjini dhe Bajraktari, që me të gjitha gjasat do të pasohen edhe me gola të tjerë në sfiden e “Loro Boriçit”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts