Friday, May 17, 2024
HomeSportTe dielen Vllaznia-Laçi

Te dielen Vllaznia-Laçi

-

Përgatitjet e kuqebluve për ndeshjen e radhës me Laçin kanë vijuar edhe të mërkurën, por tashmë në krahasim me ditët e tjera atmosfera ka qënë krejt tjetër. Kjo pas deklaratës së administratorit të klubit Astrit Gjyrezi, i cili bëri të ditur se rrogat e prapambetura tashmë janë të firmosura dhe brenda dy ditësh do të kalojnë në numrat e llogarisë të secilit sportist. Përsa i përket stervitjes, pozitive është që skuada është rikthyer në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”, pasi tw marten reshjet e shiut e spostuan ne kalçeto. Në aspektin e gatishëmërisë së futbollistëve duhet thënë se nga radhët e kuqebluve ka sërish një të penalizuar me tre kartona të verdhë, siç është rasti i Uendi Vecajt. Por, krahas tij, për arsye dëmtimi vazhdojnë të mungojnë edhe mbrojtësit Cicmil dhe Marku si dhe mesfushori Kapaklia. Sfida Vllaznia-Laçi, e cila konsiderohet si shumë e rëndësishme për  skuadrën kuqeblu duke qënë se është përballë një kundërshtari direkt për mbijetese është e programuar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit të luhet diten e diele në ora 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Dhe deri atëherë, Cungu ka në dispozicion edhe katër seanca stervitore, gjatë të cilave do të ketë mundësinë të testojë edhe lojtarët e formacionit. Me ndonjë përjashtim të vogël, pritet që në fushën e lojës nga minuta e parë të zbresë ai formacion që luajti nga minuta e parë edhe në përballjen e javës së kaluar në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, përfshirë edhe portjerin Selimaj. Përsa i përket ballafaqimeve me Laçin për t ú theksuar është se shkodranët mbeten kundërshtari i vetëm që skuadra bardhezi u ka marrë pikët e plota në dy përballjet e luajtura në pjesën e parë të kampionatit. Në fazën e parë, laçianët fituan 2-1 dhe në të dytën, kurbinasit fituan në shtëpi me rezultatin 1-0. Por, duket se në përballjen e kësaj fundjave,  gjërat do të ndryshojnë, edhe për atë se Vllaznia më tepër se kurrë është e mobilizuar për t’í rrëmbyer kurbinasve fitoren tre pikëshe. Që nëse arrihet, atëherë kuqeblutë i shkëputen atyre në nëntë pikë diference në tabelen e klasifikimit dhe në të njëjtën kohë duke e zhytur seriozisht Laçin në vallen e rënies nga kategoria superiore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts