Friday, May 17, 2024
HomeKulturë“La traviata” per dy nete ne “Migjeni”

“La traviata” per dy nete ne “Migjeni”

-

Pas 31 vitesh ka vendosur të riktheje turin nëpër qytetet e Shqipërisë. Teatri i operas dhe baletit nis kështu një rrugëtim të ri në jetën artistike të vendit dhe ndalesën e parë e bën pikërisht në shtëpinë ku lindi opera e parë Shqiptare, në Shkoder. “La Traviata” sjell për dy netë me radhë në teatrin “Migjeni” kostume të krijuara enkas dhe një koncept të ri regjisorial.

Drejtoresha e TOB, Zana Çela shprehet tejet e emocionuar që nis këtë frymë të re artistike nga Shkodra, qyteti ku edhe ajo hodhi hapat e parë të karrieres.

 

Për Çelën ky është vetëm fillimi, pasi rikthimi në Shkoder do të jetë më i shpejtë seç mund të parashikohej, pikërisht për 100 vjetorit e kompozitorit të operas së parë shqiptare “Mrika”, Prenke Jakova.

“Traviata është një opera pa kohë sepse emocionet, pasioni i mrekullueshëm i historisë së saj është i tillë. Iluzioni dhe imagjinata e kësaj opere nuk ndryshon as në ditët tona sepse ne kemi të njëjtat emocione dhe iluzione për dashurinë njësoj si edhe 200 apo 300 vite më parë.” La Traviata është një opera e tre akteve nga Xhuzepe Verdit e vendosur në një libret italiane nga Francesco Maria Piave.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts