Saturday, May 18, 2024
HomeSportVllaznia-Laçi, ulet çmimi i biletave

Vllaznia-Laçi, ulet çmimi i biletave

-

Klubi i Futbollit Vllaznia  ka vendosur të ulë çmimin e biletave për ndeshjen Vllaznia-Laçi. Veprim ky që vjen pas kërkesave të vazhdueshme që ka pasur nga ana e tifozërisë shkodrane, e cila në raste të ndryshme ka pasur pretendime madje edhe për hyrje të lirë. Përballë kësaj situate, drejtuesit e klubit kueblu, pasi janë konsultuar edhe përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit për faktin se impianti sportiv i “Loro Boriçit” akoma nuk i është dorëzuar bashkisë Shkodër, kanë vendosur t’ia plotësojnë kërkesën në fjalë tifozërisë shkodrane. Veprim ky që sipas tyre shpresohet të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në shtimin e numrit të tifozëve që për hirë të së vertetes gjatë këtij sezoni futbollistik numri i tyre i pakët ka qënë në kufitë e rekordit të viteve të fundit. “KF Vllaznia njofton të gjithë sportdashësit se pas akordit të gjetur me drejtuesit e FSHF-së, është bërë e mundur që për ndeshjen e kësaj jave me Laçin, të ketë një ulje të çmimit të biletave për tribunat C dhe D të stadiumit “Loro Boriçi”. Çmimi i biletës për këto tribuna tashmë do të jetë 200 lekë të reja. KF Vllaznia në këtë mënyrë bën realitet plotësimin e një prej kërkesave të tifozëve të saj për një ulje të çmimit të biletave dhe ajo që presim tashmë është rritja e numrit të tyre që do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për mbështetjen e ekipit të Vllaznisë në një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo me Laçin që do të luhet ditën e dielë në orën 14.00”, thuhet në njoftimin zyrtar që klubi kuqeblu ka shpërdarë për mediat në lidhje me vendimin e marrë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts