Wednesday, May 29, 2024
HomeAktualitetNje dite pas zjarrit ne familjen Hoxha

Nje dite pas zjarrit ne familjen Hoxha

-

Një ditë pas zjarrit, ende tymi i flakëve është aktiv dhe pjetarët e familjes Hoxha me kova uji tentojnë shuarjen e plotë të tyre. Kanë humbur çdo gjë duke mbetur ne qiell të hapur 10 pjestare, dhe në pak minuta shkëndija elektrike u mori njeriun e tyre të afër dhe pasurine e mundin e një jete.

Pasi kanë konstatuar flakët e para, në shok kanë nxituar të dilnin përjashta, ndërsa deri në ardhjen e zjarrfikses së parë tentuan të shuajnë flakët me mjete rrethanore. Ka qënë praktikisht e pamundur të shpëtohej diçka, ndersa mes dhimbjes dhe tronditjes tregojnë përballjen e parë me zjarrin, rreth orës 16.15 minuta të së premtes.

Në banesën ngjitur nipi i familjes sapo ka mbërritur nga puna, ka nxituar mes flakëve të para të nxjerre prinderit e moshuar nga banesa, më pas tregon se çdo veprim tjetër ka qënë i pamundur.

Mes dy dhimbjeve, asaj të humbjes së njeriut të afërt dhe shkrumbimit të banesës, familja Hoxha në një lokal ngjitur me shtëpinë ka hapur dyert e mortit. Të dielen do të përcjellë në banesën e fundit të moshuarin, ndërsa më pas do të rikthehet në gërmadhat e shtëpisë për të tentuar ringritjen e saj, duke ja nisur nga e para.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts