Friday, May 17, 2024
HomeSportSpektakël në “Qazim Dervishi”, Vllaznia mund Tiranen

Spektakël në “Qazim Dervishi”, Vllaznia mund Tiranen

-

Nje spektaklet te vertete dhuroi perballja Vllaznia – Tirana ne basketboll per meshkuj, ne nje pallat te mbushur tej kapacitetit me tifoze ne “Qazim Dervishi”. Një ndeshje, e cila kishte kohë që pritej me interes nga tifozëria shkodrane, e cila si asnjëherë tjetër, edhe pse skuadra e zemrës së tyre, nuk e filloi aspak mirë i mbështeten basketbollistët kuqeblu gjatë të gjithë ndeshjes, që siç e theksoi në prononcimin e tij trajneri kroat Sarin, ishin një faktor përcaktues në fitoren e Vllaznisë. Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë për vete luftën e fortë sportive, grinten dhe rivalitetin, emocionet dhe dramacitetin që e shoqëroi atë, sidomos në fundin e kohës së rregullt kur shifrat ishin të barabarta 74-74. Por, akoma më të shumta ishin ato në shtesen e parë 5 minutëshe, e cila sërish përfundoi në barazim 84 me 84 duke e shtuar akoma më shumë dramacitetin e kësaj supersfide, e cila vijoi të jetë e tillë deri në sekonden e fundit të shtesës së dytë, e cila duke fiksuar shifrat 96 me 93 për Vllazninë shpall fitues kuqeblutë duke bërë të ndizet një pallat sporti i tëri.
“Të gjithë duhet ta dinë që ne sot kemi bërë një ndeshje të keqe. Taktikisht kemi bërë shumë gabime, si në sulm dhe në mbrojtje. Ne fituam sot vetem prej karakterit të lojtarëve tanë që kemi në ekip, dhe ato donin që të fitonin me çdo kusht këtë ndeshje për të gëzuar gjithë këtë publik që ishte i pranishëm në pallatin e sportit. Në këtë ndeshje ne kuptuam që duhet të mësojmë shumë prej gabimeve që kemi bërë. Definitivisht ne duhet të jemi më kompakt në ndeshjet e tjera kundra Tiranës që t’i bëjmë ballë akoma më mirë. Ne sot kemi bërë shumë gabime, si në mbrojtje dhe sulm dhe prap në fund arritëm ta fitojmë ndeshjen. Kjo  do të thotë që kemi shumë të bëjmë, të minimizojmë sa më shumë gabimet tona që në fund të shpallemi kampion. Për publikun do të thoja se ishte shumë i mirë, më kanë impresionuar pa fund. Ky ishte një derbi shqiptar, Vllaznia-Tirana, por edhe derbi në pankinë i ish Jugosllavisë. Shkodra duket se qenka me fat për kroatët. Ashtu si ato fituan në futboll ndeshjen me Kosovën edhe unë arrita të fitoj ndeshjen ndaj kolegut tim malazez.”
Me këtë fitore duke mundur ekipin kryesues të kampionatit shqiptar, Vllaznia tashmë duket qartë se ka hedhur seriozisht hapin duke u pozicionuar si kandidate dhe pretendente kryesore për trofe, ku katër titujve kampion radhazi t’i shtojë këtë sezon edhe të pestin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts