Friday, May 17, 2024
HomeSportAmerikanët e Vllaznisë rezultojnë pozitiv

Amerikanët e Vllaznisë rezultojnë pozitiv

-

Ardhja e tre basketbollistëve amerikanë në merkaton e janarit u prit me shumë entuziasem në opinionin sportive shkodran. Megjithatë, në ndeshjet e para aktivizimet në formacionin kuqeblu nuk shkuan ashtu si duhet. Madje, duke parë edhe ndonjë luhatje, kjo edhe për arsye të mosambientimit të duhur me skuadrën, pati zëra që edhe mund të ishin blerje të dështuara. Por, koha bëri punën e saj, dhe duke iu referuar kryesisht ndeshjes së fundit të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, treshja amerikane  Xhekson, Palmer, Freelove, ishin protogoniste në fushën e lojës. Në veçanti, Josh  Freelove ishte i papërmbajtëshëm ku me lojën e tij spektakolare duke qënë edhe shënuesi më mirë me 30-pikë, mori duatrokitjet e publikut.

 “Ndiehem shumë mirë, por jam pak i lodhur pas kësaj ndeshje luftarake me dy shtesa njëra pas tjetrës. E filluam keq, pastaj filluamn ta marrin veten të gjithë lojtarët, dhe në vazhdim mendoj se të gjithë e bënë mirë detyren, sidomos në pjesen e fundit ku edhe arritem fitoren. Ne do të punojmë shumë fort për të arritur tek titulli kampion, por besoj se do ta arrijmë. Megjithatë, t’ia lëmë fushës këtë pjesë se sa. Tifozët ishin të mrekullueshëm, nuk na lanë në asnjë moment në baltë, edhe në momentin kur ne ishim shumë pikë mbrapa ato na mbështeten pa fundd. Është një tifozëri e mrekullueshme që unë jam pa fjalë në këtë drejtim. Pa ato ne nuk do të kishim arritur tek fitorja sonte. Do të punojmë fort për t’i bërë të gjithë shkodranët të lumtur duke arritur titullin kampion.”

Jo vetem amerikanët e Vllaznisë, por edhe pjesëtarët e tjerë të skuadrës kuqeblu përfshirë këtu edhe basketbollistët shkodranë që kanë luajtur me shumë sukses gjatë të gjithë kampionatit, kanë bërë që Vllaznia të mbërrijë në këto nivele duke synuar seriozisht fitimin e tiullit kampion.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts