Friday, May 3, 2024
HomeAktualitet“Dita e veres” festohet ne Lezhe

“Dita e veres” festohet ne Lezhe

-

Në Lezhë Dita e Verës është festuar ndryshe nga vitet e tjera, duke i zhvendosur aktivitetet kryesore në zonën e mbrojtur Kune-Vain. Për të shkuar deri atje, qytetarë të shumtë kanë ecur rreth 40 minuta në këmbë, duke soditur pamje të natyrës të nderthurur më bukurinë e detit dhe lagunës. Krahas të rriturve, fëmijët i dhanë kësaj atmosferë një ngjyrim tjetër. Bashkia Lezhë përcolli mesazhe për mbrojtjen e natyrës, biodiversitetit si dhe për promovimin e zonave turistike.

 

Lojra sportive si futboll, voljeboll, xhudo,kërcim etj, bënë që kjo festë të zgjasë për disa orë, e duke marrë me vete emocionet e një dite ndryshe dhe larg rutinës së qytetit.

Dita e veres është një feste pagane por që prej vitesh është kthyer në festë kombëtare. Tradita ka nisur në Elbasan dhe simbol i kesaj feste jane bollokumet, të cilat në Lezhë munguan.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts