Tuesday, April 30, 2024
HomeAktualitetRrezikohet Kisha 200 vjeçare

Rrezikohet Kisha 200 vjeçare

-

“Na ishtë një herë një kishë…”! Edhe për disa vjet, dhe kështu do t’iu tregohet brezave që vijnë, për kishën e Shen Mehillit në Gryk Manati të Lezhës. Një kishë që mendohet që të jetë mbi 200 vjecarë,  u sherbeu për dhjetra dekada banoreve të kësaj zonë. Por ashtu si shumë kisha të tjera, edhe kisha e Shen Mehillit u shkatrrua gjatë periudhës së komunizmit, dhe u perdor si  depo ushtarakë. Punonjes te kësaj depoje, siç rrefejnë banoret, i vunë edhe flakën për të fshehur vjedhjet që kishin bërë. Për ketë zone, rikonstruksioni i kësaj kishë eshte deshire e madhe.

Pak me larg kishës së vjeter është ndertuar një kishë e re por për banoret vedi i shenjtë ku ata do të donin të organizohej meshë është kisha 200 vjeçare. Qirinjtë e vendosur aty ku duhej të ishte altari, tregojnë se ende besimtaret vinë në rrenojat e këtij vendi të shenjtë për ti drejtuar lutjet e tyre Zotit.

Historianet kërkojnë me këmbengulje nderhyrjen për rikonstruksionin e kishave, të cilat as që figurojnë në inventarin e  Ministrise se Kultures. Pal Trashaj çuditet se pse këto kisha nuk janë rikonstruktuar,por  janë lejuar që të ndertohen  të reja ne vende të tjera….

Ashtu sic edhe shihet qartë nga pamjet kjo kishë është drejtë degradimit total, muret kanë nisur të shemben ndersa çatia mungon fare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts