Tuesday, May 21, 2024
HomeSportVllaznia te dielen perballe Teutes

Vllaznia te dielen perballe Teutes

-

E shtuna ka mbyllur seancat stervitore te Vllaznise, e cila te dielen ne oren 17.00 luan nje tjeter ndeshje te rendesishme, serish ne shtepi kete radhe perballe Teutes. Tekniku Cungu ka skicuar emrat e formacionit, ku perveç mungeses së Bicajt në qëndër të mbrojtjes për arsye të skualifikimit me kartonë, problem ka paraqitur edhe Alsid Tafili që prej dy ditësh nuk ka qënë pjesë e stervitjes si rezultat i një shqetësimi muskular. Jashte formacionit eshte edhe qëndërmbrojtësi Cicmil qe nuk ka arritur te marre vehten plotesisht, duke bërë një lëvizje tjetër në këtë drejtim. Megjithatë, tekniku Cungu dhe portjeri Selimaj në konferencen për shtyp pohuan se skuadra do të bëjë më të mirën në fushën e lojës për të marrë tre pikët e radhës.

 

Në lidhje me formacionin, nga sa është parë gjatë procesit stervitor, Pjeshka i aktivizuar gjatë javëve të fundit në krah të majtë të prapavijes është spostuar në qëndër përkrah Vrapit dhe në të majtë është vendosur Gurishta, pasi malazezi Cicmil nuk është akoma gati për lojë. Ndërkohë, nëse vertet Tafili nuk do të mund t’ia dalë për të qënë në fushë, lëvizje do të ketë në mesfushë, për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts