Saturday, May 11, 2024
HomeSportVllaznia vesh Tiranen kuqeblu

Vllaznia vesh Tiranen kuqeblu

-

Vllaznia ka fituar derbin e Shqipërisë, perballe Tiranës ne “Selman Stermasi”. Ka qënë goli i shënuar në minutën e 82-të nga Erdenis Gurishta në të parin kontakt me topin pas aktivizimit në fushën e lojës. Një gol që duke i shtuar edhe atë të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë me autor Olsi Gocajn i dha Vllaznisë fitoren e merituar me rezultatin 1 me 2. Ndeshja e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore prodhoi jo pak emocione në fushën e lojës. Ne fushe u shfaq nje Vllazni e mirëorganizuar që edhe pse e nisi më mirë se Tirana ndeshjen, vendasit arriten të marrin iniciativen për disa minuta, madje edhe të shënojnë një gol me kokë që anullohet nga gjyqtari fierak Emirjon Sino për prekje të topit me dorë. Më pas, falë edhe sigurisë që jep në ruajtjen e portës Selimaj, pjesa e parë mbyllet me rrjeta të pa prekura për t’ia lënë emocionet më të shumta 45 minutave të dyta. Kjo pjese nis në mënyrën më të mirë për shkodranët kur përsëri arbitri është protagonist, por këtë radhë në akordimin e një penalltie në favor të Vllaznisë pas prekjes së topit me dorë brenda zonës bardheblu. Pas dy njëmbëdjetëmetërshave të fundit të ekzekutuar nga Bakaj, një i shënuar dhe një i humbur, Cungu udhëzon Gocajn, i cili duke shënuar në minutën e 55-të kalon në avantazh Vllazninë 1 me 0.  Vllaznia vazhdon të luajë mirë duke qënë shumë afër dyfishimit të avantazhit me një gjuajtje të përkryer me kokë të Bicajt që po aq mjeshtrisht grushtohet në korner nga portjeri tiranas Lika. Vllaznia që në pjesen e dytë është freskuar me aktivizimin të riut Rubin Hebaj vazhdon të jetë potente në fushën e lojës, megjithatë, në momentin më të mirë të saj, një gabim në prapapavijë nga ana e kuqebluve i jep mundësi futbollistit me ngjyrë Cisse që në minutën e 80-të të barazojë rezultatin në 1  me 1. Tiranasit nuk kanë kohë të gëzohen sepse pas vetem dy minutash vjen doli i dytë dhe i fitores për Vllazninë me autor mbrojtësin Gurishta që me një goditje mjeshtrore me kokë çon në rrjetë një top të krosuar po aq bukur nga kolegu i tij Kruja, që të dy të aktivizuar në fundin e takimit. Minutat në vazhdim, edhe pse vendasit bëjnë të gjithë përpjekjet, të paktën të shënojnë golin e barazimit, kuqeblutë arrijnë ta menaxhojnë lojën në mënyrën më të mirë dhe vërshëllima përfundimtare e kryesorit Sina pas katër minutave shtesë fikson fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin 1 me 2.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts