Saturday, May 11, 2024
HomeSportFutboll, Kategoria e dytë

Futboll, Kategoria e dytë

-

Një javë e suksesshme duhet konsideruar kjo për futbollin shkodran ku të gjitha ekipet e klubit Vllaznia kanë realizuar fitore. Edhe Vllaznia B arriti nje fitore te rendesishme në stadiumin “Reshit Rusi” perballe Tirana B, ne nje perballje qe pritej me interes, jo vetem për faktin se ishte e dyfishtë me bardheblutë në harkun e dy ditëve, por edhe për rëndësinë që kishte kjo fitore për kuqeblute. Referuar asaj që u pasqyrua në fushën e lojës, kuqeblutë e drejtuar nga tekniku Kraja duhet thënë se e merituan plotësisht fitoren. Me lojtarë të tillë si Sherri në portë, Gurishta në mbrojtje, Kruja, Dyca, Hajdari dhe Kalaja në sulm, që janë pjesë e kontigjentit të skuadrëss së parë, kuqeblutë e B-së nuk e paten të vështirë të mposhtnin miqtë nga kryeqyteti me rezultatin 3 me 0. Për kuqeblutë e B-së, golat u shënuan nga Arsid Kruja dhe Arsen Hajdari, përkatësisht në minutat 43 dhe 56, ndërsa i treti është autogol në portën e tyre me anë të Macajt.

Me këtë fitore Vllaznia B vazhdon ta mbajë pozitat e vendit të dytë të tabeles së klasifikimit me 40 pikë ndaj 52 që ka Egnatia kryesuese, duke pasur pasur synim dhe objektiv parësor kualifikimin në kategorinë e parë përmes përballjes në fzën e Play-Off-it. Në kuadrin e javës së 20-të të kategorisë së dytë u ndeshen edhe ekipet e Ades dhe Veleçikut, të cilat që të dy i humbën ndeshjet e tyre. Velipojakët u munden në transferte nga Albpetroli 4 me 0 dhe koplikasit në fushën e tyre nga Partizani B 0-1. Pas javës së 20-të, Veleçiku dhe Ada ndajnë vendin e 9 dhe të 11 përkatësisht me 20 dhe 14 pikë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts