Tuesday, May 21, 2024
HomeSportBasketboll, superkupa Tirana-Vllaznia

Basketboll, superkupa Tirana-Vllaznia

-

Me fitoren e realizuar në transferte ndaj Teutes së Durrësit fundjaven e kaluar, Vllaznia në Basketboll për meshkuj ka fituar të drejten e ballafaqimit në garën finale të fazës së Plej-Off-it, prej nga do të dalë edhe skuadra kampione e Shqipërisë për sezonin 2016-2017. Por, përpara finales, Tirana dhe Vllaznia do të diskutojnë mes tyre Superkupën e Shqipërisë, ballafaqim që do luhet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit në orën 18.00 të së enjtes. Trajneri i Vllaznisë, kroati Jeronimo Sarin, shprehet optimist se Vllaznia do t’i kalojë me sukses, që të dy ballafaqimet në fjalë.

Në ndeshjet e luajtura deri më tani të fazës së dytë i kemi fituar të gjitha dhe vendi i dytë më duket pak. Por, tashmë ky është momenti më deçiziv i kampionatit, sepse tashmë është faza më e rëndësishme, siç është Superkupa dhe finalet e Plej Off-it ku ne duhet të jemi shumë më të kujdesshëm për të treguar forcen tonë të vertet. Në gjysëmfinalen e Plej-Ofit kemi për të luajtur kundër ekipit të Durrësit ku mendoj se kanë për të qënë ndeshje relativisht të lehta për ekipin tonë. Si për Superkupën e Shqipërisë dhe po aq edhe për finale e kampionatit do të jetë mes nesh dhe Tiranës, dhe cila të tregohet më e kujdesshme dhe më e mirë do të arrijë tek objektivi që ka vendosur. Opinioni im rreth cilësisë dhe kualiteteve të ekipeve mendoj se janë pak a shumë të njëjta. Ata kanë dy avantazhe të cilat neve nuk i kemi. Avantazi kryesor është që ato do të luajnë një ndeshje më shumë në shtëpinë e tyre në finale, pasi neve kemi dalë në vend të dytë dhe ato në të parin duke pasur avantazhin e fushës. Dhe, përveç kësaj është një ekip që luan në Ballkan Ligë që në fillim të sezonit që do të thotë se në këtë drejtim ato janë pak më të përgatitur se sa ne përbërjen e ekipit dhe ndeshjet që kanë luajtur.”

Ndërkohë, i pyetur direkt për përballjen e së enjtes në Superkupë me Tiranen dhe fitimin e saj, Sarin, përgjigjet:

“Përfundimisht, unë kam ardhur këtu të fitoj si Superkupën, po ashtu edhe kampionatin. Ata mund të kenë ndonjë avantazh në ndonjë drejtim, por kjo nuk do të thotë që ne të mos fitojmë që të dy trofetë”.

Në finalen e Superkupës së Shqipërisë duke pasur përballë Tiranen kryesyese të dy fazave të para të kampionatit, krahas kontigjentit me basketbollistë shkodran, si dhe dy të ardhurve të tjera nga Tirana, Gjonaj dhe Hamati, trajneri kroat Jeronim Sarin dhe kolegu i tij Bledar Gjeçaj kanë në dispozicion edhe katër basketbollistë amerikanë, Xhekson, Palmer, Freelove, si dhe i fundit që u bë pjesë e skuadrës dy javë më parë, 24 vjeçari Chris Oliver.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts