Tuesday, May 21, 2024
HomeSportIncidenti në ndeshjen e supërkupes në basketboll

Incidenti në ndeshjen e supërkupes në basketboll

-

Nuk kemi parë ngjarje të tilla asnjë herë në jeten tonë, dhe vetëm mendonim sit ë largoheshim nga aty, pasi kiëshim shumë frikë. Shprehen kështu dy basketbollistët amerik të Vllaznisë Chris Oliver dhe Derryl Palmer. Pallati I Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë u kthye në arenë përleshjes mes Tifozave të Tiranës dhe atyre të Vllaznisë në ndeshjen e Superkupës në Basketboll mes Tiranës dhe Vllaznisë.

 “Dje ishte një pervojë që se kam parë asnjëherë. Tifozat e Tiranës ishin tepër të zjarrtë për ekipin e tyre. U kërkoj falje tifozave të Vllaznisë, deshëm tu japim një ndeshje të cilën mund ta fitonim, por situata ishte e çmendur, shpresoj që të mos përësritet më. Policia bënë më të mirën, por ishin shumë pak, ata u munduan të zgjidhnin situaten. Shpresoj që herën tjetër të jenë më shumë dhe të kemi një ndeshje normale.”

 “Pas ngjarjes policia bëri një punë të mirë, na përcollen me eskortë, dhe I falenderoj që u kujdesën për sigurinë tonë. Nuk besoj se tifozët e Tiranës kishin ndonjë problem me lojtarët, pasi konflikti I tyre ishte me tifozëte vllaznisë. Kisha frikë sepse ishte hera e parë që shoh dicka të tillë në një ndeshje basketbolli, kështu që doja vetëm të largohesha nga aty. Isha I shokuar! Shpresoj që Federata të vlerësoj këtë situate të mos përësritet më”.

Për trajnerin kroat të Vllaznisë Jeronimo Sarin, faji mbetet tek organizatorët, pasi me 3000 persona në sallë duhej minimum 200 policë që të mund të menaxhonin një ndeshje, pasojat e të cilët u panë në pallat dhe në media….

“Për dallim nga dy lojtarët, unë jam nga Kroacia, kam luajtur basketboll gjithëandej nëpër evropë, sot jam trajneri Vllaznisë,kam qenë trajner në Kosovë, situate të tilla për mua janë të njohura. Fatëkeqësisht kjo nuk është sport, nuk ka asnjë lidhje me sportin! Dëshiroj të mos e shoh situate të tilla më në jetën time. Më vjen vërtetë shumë keq për Vllazninë dhe tifozët  të cilët erdhen në Tiranë për të mbështetur ekipin e tyre. Ndjej keqardhje. Ata erdhen të mbështesin ekipin e tyre dhe dikush të dalin e ti rrahin në rrugë, është e tmerrshme për çdo njeri. Shpresoj që askush të mos jetë lënduar dhe të rikthehemi sa më shpejt aty ku duhet të jemi. Definitivisht organizimi I ndeshjes nuk ka qenë në nivel si duhej të ishte. Me 3000 persona në pallat minimumi duhej të ishin rreth 200 polic, me siguri nuk e prisnin të ndodhte diçka e tillë. Kam dëgjuar se është hera e parë që ndodh diçka e tillë në basketboll. Ata nuk e prisnin dhe rezultati u pa në ndeshje dhe në media.”

Përleshjet mes dy tifozerive cuan deri në anullimin e ndeshjes së supërkupës së basketbollit mes Vllaznisë dhe Tiranës. Ndërsa pritet vendimi I Federatës së Basketbollit të Shqipërisë se kur do zhvillohet takimi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts