Tuesday, May 21, 2024
HomeSport“Vllaznia per fitore ne Kukes”

“Vllaznia per fitore ne Kukes”

-

Me seancen e zhvilluar në stadiumin “Reshit Rusi”, Vllaznia i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e javës së 28-të të Superliges së futbollit shqiptar, asaj që do të luhet të dielen në orën 16.00 në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit. Një përballje që për trajnerin e Vllaznisë, Armando Cungu pritet me emocion,  për faktin se luan perballe nje ekipi qe e ka drejtuar duke njohur suksese.

Cungu shprehet optimist për marrjen e një rezultati pozitiv në këtë ndeshje, por që gjithsesi thekson se futbolli ka tre rezultate brenda.

Formën e mirë që po kalon aktualisht Vllaznia, tekniku shkodran e lidh edhe me fitoren shumë të rëndësishme që skuadra kuqeblu arriti javen e kaluar në përballjen me Tiranen.

Në vijim Cungu flet edhe për komentet e shumta mediatike të këtyre ditëve në lidhje me pozicionin e tij të ardhshëm tek Vllania, ku nga sa është thënë aludohet për një largim të mundshëm për tek Partizani.

Nese ditët e mëparshme shqetesim ishte mungesa e dy titullarëve Krymi dhe Tafili, tashmë është shtuar edhe Bardulla i cili ka shfaqur probleme fizike me një tërheqje ne kofshen e djathtë. Formacioni që Vllaznia pritet të prezantojë në fushë përballë Kukësit duket se është ky: Selimaj në portë, Gurishta, Bicaj, Vrapi, Pjeshka në mbrojtje, Gocaj, Dyca, Çinari, Kruja dhe Shtubina në mesfushë, ndërkohë që Bakaj është i vetem në majë të sulmit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts