Wednesday, May 22, 2024
HomeSportAkademia Vllaznia, dy fitore në javen e 21-të

Akademia Vllaznia, dy fitore në javen e 21-të

-

Java e 21-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për moshat e kategorisë superiore ka regjistruar dy fitore për ekipet e Akademisë Vllaznia U-17 dhe U-19. Faza e tretë rezulton mjaft pozitive për skuadrën e 17 vjeçarëve të Vllaznisë, e cila nën drejtimin e trajnerit Alban Hasani po vazhdon të regjistrojë vetem rezultate pozitive. Një gjë të tillë e tregoi edhe këtë javë kur në ndeshjen e luajtur në  fushen sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës mundi pastër ekipin e Partizanit. Ashtu si edhe në javët e mëparshme,shënues vijojnë të jenë dy nuhatës të mirëfilltë të portës si Uhejd Hoxha dhe Eridon Qardaku, që për koincidence ishte kjo dyshe që edhe dy javë më parë i dha fitoren 0-2 Vllaznisë në Kukës. Ndërkohë, që edhe këtë radhë ndaj Partizanit në Shkodër golat mjeshtrorë të tyre sigluan fitoren kuqeblu. Kjo tregon se Vllaznia tashmë është në rrugë të mbarë për kualifikimin në fazën finale të titullit kampion. Me këtë fitore, Vllaznia U-17 renditet e treta ne klasifikim me 44 pikë pas Tiranës dhe Akademisë së Tiranës me 46 pikë. Ndërkohë, dopietat e Kamelio Palushanit dhe Senad Hysenajt në ballafaqimin e 19 vjeçarëve, i kanë dhënë Vllaznisë fitoren e thellë ndaj ekipit të Akademisë së Tiranës me rezultain 4 me 0. Krahas golave 19 vjeçarët kuqeblu treguan një dominim të plotë në fushën e lojës ndaj kundërshtarit. Serinë e golave e hapi që në minutën e 8-të Kamelio Palushani, rezultat që mbylli pjesen e parë 1 me 0 për Vllazninë. Edhe e dyta hapet me golin e Palushanit që në të 54-ten minutë dyfishon avantazhin. Por më pas vjen gara me kolegun e skuadrës së tij Senad Hysenaj i cili bën të nëjtën gjë duke shënuar edhe ai du herë radhazi, përtkatësisht në minutat 65 dhe 73 duke vulosur fitoren e thellë 4 me 0 që vijon ta mbajë Vllazninë e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri në vendin e parë. Pas kësaj fitoreje, Vllaznia U-19 kryeson e vetme tabelen e klasifikimit të grupit A me 51 pikë duke u ndjekur nga Partizani dhe Tirana respektivisht me 48 dhe 45 pikë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts