Tuesday, May 21, 2024
HomeSportBasketboll, starton Faza e Play-Off

Basketboll, starton Faza e Play-Off

-

Pasi kanë dështuar duke u mundur thellësht në finale e Superkupës nga Tirana, kuqeblutë e koshit kanë nisur fazën finale të fazës së Plej-Ofit. Shorti në gjysëmfinale e ka vendosur përballë Teutes së Durrësit, ndeshja e parë e së cilës është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Skuadra e drejtuar nga dyshja Sarin dhe Gjeçaj këtë radhë ka qënë krejt tjetër nga ajo që është prezantuar javen e kaluar në kryeqytet për  Supekupë. Këtë e tregon edhe vetë ecuria e kësaj ndeshje e dominuar tërësisht nga basketbollistët kuqeblu, ku të katër periodat ishin nën udhëheqjen e Vllaznisë, 17-14 e para, 24-13 e dyta, 25-15 e treta dhe 20-14 e katërta duke fiksuar në fund shifrat përfundimtare të krejt ndeshjes me rezultatin 93-56.

“Na duhen definitivisht këto ndeshje të lehta për tu fituar. Shpresoj që në Tiranë kemi pasë një ndeshje shumë të keqe, ku kemi gjuajtë shumë keq, kemi pasë gabime. Sepse përderisa gjuan për tre pikësh një ndër 20 dhe humb rreth 15 gjuajtje të lira atëherë është e pamundur për ta fituar një ndeshje. Por me siguri edhe rrumujat dhe ngjarjat që ndodhen të premten në ndeshjen me Tiranën që tashmë dihet se çfarë ndodhi, ka pasë një influencë jo të mirë tek ekipi jonë. Ndoshta kjo është arsyeja, por gjithësesi unë jam shumë optimist për ndeshjet finale. Ajo që na duhet neve është thjeshtë për ta thyer Tiranën një ndeshje brenda në Tiranë dhe më vonë ka për të qënë gjithmonë më e thjeshtë.”, tha Sarin

Në fushë, nga minuta e parë për Vllazninë është parë të luajë i riu Redi Rakaj, për të cilin tekniku Sarin ka shfaqur simpati për lojen dhe të ardhmen e tij.

 “Ishte e vështirë për sportistët sepse vinin pas një humbje të madhe javen e kaluar, por këto ditë kemi diskutuar shumë me lojtarët dhe jam munduar t’ia kthejë atyre vetëbesimin. Dhe këto biseda kanë funksionuar sidomos me lojtarët e huaj, lojtarët amerikanë, të cilët kanë treguar sote(mbrëmë) një nivel loje shumë më të mirë se sa para dy ditëve. Gjithashtu, jam shumë i kënaqur me lojtarin e ri Redi Rakaj, i kam dhënë një shans për të luajtë dhe është paraqitë shumë mirë sot”

Sa i përket ndeshjes së dytë, gjysëmfinale, Sarin thotë se kualifikimi në finale arrihet që në Durrës për të shkuar më pas drejt finales me Tiranen me objektiv titullin kampion.

“Normalisht, ndeshjet merren një nga një, dhe duhet të fitojmë me Durrësin në Durrës dhe ma vonë ndeshjet kanë për ardhë vete. Normalisht që kemi për ta mbyllur kualifikimin në finalë me ndeshjen e dytë që do të luajmë në Durrës sepse ka një difereënce shumë të madhe mes dy ekipi. Dhe, në qoftëse kemi për ta mbajtë këtë nivel lojë që treguam sot nuk besoj se kemi për ta pasë problem edhe në Durrës për të fituar. Shpresoj që të jetë ashtu, por gjithësesi Tirana ka disa avantazhe ndaj nesh, pasi ato kanë zhvilluar 15 ndeshje shumë të vështira me ekipe shumë të mira në Ballkan Ligë, gjë që në nuk e kemi bërë këtë vitë. Por gjithësesi do të mundohemi t’i mbulojmë këto boshlleqe. Por, do të mundohemni që me anë të disa gjërëve taktike, t’i ndryshoj lojën Tiranës dhe kjo të jetë në favorin tonë në mënyrë që të kthejmë titullin e katërt radhazi në Shkodër.”

Megjithatë, tek Vllaznia e koshit ka një problem me rrogat. Nga sa thuhet nuk është se ka ndonjë hendek në lidhje me korrektesen e pageses, por problemi qëndron se duke qënë se basketbolli funksionon në Shkodër si shoqatë sportive, ka një paqartësi në procedurat mes presidences së shoqatës dhe bashkisë. E para likujdon në kohë dhe me korrektesë lojtarët e huaj, katër amerikanet, Gjonajn dhe Hamatin si dhe trajnerin kroat jeronimo Sarin,  ndërsa pjesa tjetër që paguhet nga Bashkia ka katër muaj pa marrë rrogat mujore. Pikërisht për këtë problem, paraditen e djeshme, trajneri Bledar Gjeçaj është parë në mjediset e bashkisë Shkodër duke kërkuar zgjidhjen e këtij problemi, ndërkohë që basketbollistët kanë paralajmëruar se nëse nuk zgjidhet problemi në fjalë deri në ndeshjen e dytë gjysëmfinale, ato nuk do të udhëtojnë në Durrës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts