Monday, May 20, 2024
HomeSportFutbollistët shkodranë në Itali

Futbollistët shkodranë në Itali

-

Tre ekipe futbolli të moshave nga qyteti i Shkodrës të drejtuar nga trajnerët Elis Legata dhe Ervin Dhambi janë pjesëmarrës të një aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar që organizohet tradicionalisht në Itali kushtuar Paqes. I quajtur turneu nderkombetar “Qyteti i paqes”, këtë vit ai është në edicionin e 30-te duke ofruar si zakonisht pjesëmarrjen e shumë ekipeve që përfaqësojnë mbi 30 shtete. Shkodra përfaqësohet me tre ekipe të kategorisë së 11, 13 dhe 15-vjeçarëve dhe ka pretendime serioze për trofe.

Me të mbërritur në Rovereto ku do të zhvillohet aktiviteti, ekipet do të mësojnë kalendarin e ndeshjeve që përcaktohet pas shortit të hedhur. Ky aktivitet i shërben lojtareve te rinj edhe për një mundësi të mirë vëzhgimi nga ana e menaxherëve dhe specialistëve të shumtë futbolli që sistematikisht e ndjekin pej së afërmi turneun në fjalë. Në edicionin e kalur turneun në fjalë e kanë ndjekur prej së afërmi futbollistë me emer ne botë si Del Piero, Gatuzo etj, ndërkohë që për këtë edicion lista e tyre pritet të jetë edhe më e madhe.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts