Friday, May 3, 2024
HomeAktualitetPlani i Gatishmerise Antipermbytje

Plani i Gatishmerise Antipermbytje

-

Qarqet Shkoder dhe Lezhe me ne fund kane nje Plan Gatishmerie për rastet e emergjencave qe shkaktohen nga përmbytjet, e veçanërisht ato te ujembledhesit te Drinit. Ky plan i përgatitur nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare,  u Prezantua ne Prefekturen Shkoder, ne pranine e Prefektit Paulin Radovani, Adminstratorit te KESH-it, Agron Hetoja, dhe te perfaqesuesve te pushtetit vendor e te emergjencave civile te njesive te qarqeve Shkoder dhe Lezhe. Drejtori i Pergjithshem i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, kujtoi se Shqiperia eshte përcaktuar nga organizata e kombeve te Bashkuara si vendi me rrezikshmerine me te larte natyrore ne Europe, ndaj ky plan ka rendesi te madhe për tu mos u gjendur te papërgatitur për raste te renda emergjente, dhe te ndimoje bashkite për te përgatitur me kohe masat paraprake.

Prefekti i Qarkut te Shkodres, Paulin Radovani, duke e vlerësuar maksimalisht ketë plan, kërkoi qe te ndërhyhet edhe ne rregulloren e digave, pasi ka keqkuptime te medha.

Ndersa N/Kryetari i Bashkise Shkoder, Arben Gjuraj, ngriti si problem kontrollin për dhënien e lejeve te ndertimit te hidrocentraleve ne basenin e Drinit, për te shmangur abuzimet. Ujembledhesi i Drinit ka nje sipërfaqe prej 14.173 km kateror, ndaj masat parandaluese kane për qellim qe te mbrojne nga përmbytjet nje popullsi prej 195 mije banore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts