Tuesday, May 7, 2024
HomeAktualitet550 vjetori i “Valles se Fitores”

550 vjetori i “Valles se Fitores”

-

Kanë rrugëtuar nga Italia, atje ku janë vendosur prej vitesh për të jetuar e ndërtuar një komunitet Shqiptar i larguar nga trojet e veta për shkak të luftës, e që sot kthehen në tokën mëmë. 60 arberesh i dhanë një ditë feste Shkodres, ku me kostumet dhe këngët e tyre tradicionale, përshkuan akset kryesore të kryeqendres së veriut.

Të ardhur nga Kalabria, ato zgjodhën një datë të shenuar për historinë e vendit, pikërisht përkujtimin e 550 vjetorit te ‘Valles së fitores”, që është beteja e fundit e fituar nga Gjergj Kastrioti, Skenderbeu. Apeli i tyre është që kjo ngjarje të kthehet në një traditë dhe festa të përfshijë të gjithë vendin, duke apeluar që mbështetja të mos mungojë edhe nga qeveria.

Është një gjë e bukur sepse bashkohen 2 grupe të largëta të lidhura por qe jane te lidhura nga gjaku. Nevojitet të forcojmë këtë vëllazeri qe gjejmë mes nesh.Ka patur iniciativa të ndryshme, nga komunat në Itali e Shqipëri me organizime te tilla, por këtë herë mendojmë të nisim një traditë që duhet të përseritet cdo vit e të përfshijë sa më shumë qytete ne perkujtimin e kesaj date. Shpresojmë të na bashkohet edhe qeveria me mbeshtetjen e saj, sepse eshte e rendesishme te kujtojme arsyen pse jemi ketu, 550 vjetori i fitores së fundit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Ai duhet kujtuar gjithmonë sepse nuk ka bërë vetëm historinë e Shqipërisë, por të mbarë Europës.

Kanë ruajtur gjuhën dhe traditat, duke dëshmuar se në venat e tyre gjaku shqiptar vijon të rrjedhë i pastër, edhe pse për shekuj janë shpërngulur nga ky vend.

Vizitën në Shkoder e mbyllen në kalanë historike “Rozafa”, aty ku ndezën pishtarin e dritës e të lirisë, duke përcjell mesazhin “Rikthimi i Bijve të Shqipes në Folenë e Shqiponjave” do të vijojë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts