Tuesday, May 7, 2024
HomeAktualitetBllokon rrugen me gjene e gjalle

Bllokon rrugen me gjene e gjalle

-

Megjithëse Shkodra nuk ishte përcaktuar si një prej 5 zonave ku opozita protestonte me bllokimin e rrugëve, kjo nuk e ka ndaluar fermerin Lush Ndoci që në të njëjtën orë të nxirrte gjënë e gjallë për të bllokuar për disa minuta aksin Shkoder – Lezhë, pikërisht në kthesen e fshatit Ashte. Shkak i kësaj proteste sipas Lushit është situata e vështirë në të cilën ndodhet ndërsa akoma vuan pasojat e përmbytjeve të viteve 2010- 2011.

Protesta e Lushit ka vetëm një qëllim, të vendoset drejtësi për popullin i cili prej 26 vitesh po përballet me një sërë problemesh.

Pas kësaj proteste, Ndoci është shoqëruar në postën policore ku do të merret në pyetje rreth protestes së tij që solli bllokimin e rruges.  Ndërkohë policia e shtetit në kryqëzimin e Bushatit kishte ngritur postoblloqe, me qëllim shmangien e levizjeve te personave me preçedent penal që mund t’i bashkoheshin protestes së opozites. Pjesa më e madhe e automjeteve janë kontrolluar nga efektivët e policisë, e më pas kanë vijuar udhëtimin drejt kryeqëzimit të Milotit dhe Tiranës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts