Sunday, April 28, 2024
HomeAktualitet“Krezhme me të varfërit”

“Krezhme me të varfërit”

-

Caritas Dioqezan Sapa Vau Dejes, në kuader te iniciativave te bamirësise dhe mbështetjes së njerëzve në nevojë, organizoj aktivitetin “Krezhme me të varfërit”. Eshte kjo nje fushatë sensibilizuese për lëmoshë dhe bamirësi, me mbështetjen e famullive të dioqezës së Sapës, ku shpërndanë 2000 kutija simbolike për fëmijët e katekizmit që përfshin moshën 7- 15 vjeç, një mënyrë ndërgjegjësimi për të dhuruar njerëzve në nevojë. Është një risi kjo që, jo vetëm të rriturit dinë të dhurojnë, por edhe fëmijët mund të kursejnë diçka nga vetja për të ndihmuar bashkëmoshatarët e tyre që gjenden në vështirësi ekonomike apo edhe shëndetësore. Për ta dëshmuar më së miri këtë vepër dashurie dhe bamirësie, evenimenti i “Mbledhjes së kutijave të lëmoshës” me vetë protagonistët e kësaj fushate. Rreth 900 fëmijë nga të gjitha famullitë ku shtrihet Dioqeza e Sapës, u bashkuan në Katedralen Nënë Tereza në Vau-Dejës në kremtimin e Eukaristisë Shenjte. Pas meshës takimi i kësaj dite vazhdoi me argëtimin e fëmijëve, në oborrin e katedrales, ku prania e grupit të animatorëve të Caritasit dioqezan dhe te shoqerise se animatore Shqiptar, me performancën e tyre krijuan një  atmosfere argëtimi përmes muzikës, humorit, lojrave duke i dhënë kështu larmishmëri dhe ngjyra festive gjithë aktivitetit bamirës. Fushata “Kreshme me të varfërit”, tashmë i shtohet listës së gjatë të të gjithë veprimtarisë së Caritasit, dhe bëhet pjesë e secilit që dëshiron të ndërgjegjësohet për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të varfër. Një nismë e tillë është për t’u vlerësuar dhe për t’u marrë shembull. I gjithë kontributi i mbledhur me këtë rast do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve te varfer, një qasje dhe ndjeshmëri kjo për të dëgjuar dhe ndihmuar këtë shtresë që gjendet në vështirësi dhe nevoja të ndryshme jetësore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts