Saturday, May 11, 2024
HomeAktualitetFshatrat e Shkrelit pa ujë

Fshatrat e Shkrelit pa ujë

-

Një pus I cili furnizon me ujë disa fshatra të njësisë Administrative Shkrel në Malësisë të Madhe, por që gjatë verës ai shterrohet plotësisht. Është kjo situate në këtë zonë ku mbi 1500 banorë vuajnë  mungesen e ujit. Ata shprehen se e vetmja shpresë për ta është shiu, dimri është më I lehtë për ne pasi burimet e ujit nuk shterrojnë por vera është shumë problematike. Bujqësia për ne është thuajse e pa mundur të zhvillohet pasi nuk ka ujë as për vaditje. Shprehen kështu banorët e fshatrave Dedaj dhe Zagorë të Njësisë Administrative Shkrel në Malësi të Madhe. Të cilët vuajnë furnizimin me ujë. Pavarësisht se janë kryer investime disa vite më parë sërish ata nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre….

Mungesa e lerave siç I quajn vëndasit rezervuaret ujëmbledhës  për kafshët e vështirësojnë së tepërmi edhe blektorinë ndërsa ditët e ftohta kanë shkaktuar edhe dëme në bimësine dhe të mbjellat siç është duhani apo edhe perimet….

Për kryetarin e Bashkisë Malësi e Madhe ky është një problem I cili kërkon zgjidhje afat gjatë dhe se vështirësitë janë gjatë stines së verës. Me një projekt prej 1.2 miliard lekësh të vjetra I cili I është dërguar Fondit Shqiptar të Zhvillimit për miratim. Në këtë projekt  në bazë të studimeve hidrogjeologjike është përcaktuar edhe vendi me qëllim marrjen e ujit në burim I cili nuk shfaq probleme. Pasi rrjeti që furnizon fshatrat Dedaj e Zagorë furnizohet nga burimi I fshatit Ducaj që gjate verës nuk ka ujë….

Katër vjet më parë është bërë një investim në shtrimin e tubacioneve për fshatin Zagorë të Shkrelit por sërish ai nuk arrin të plotësoj nevojat e banorëve pasi burimet e ujit gjatë vitit shterroj për shkak edhe të thatësirës. Mungesa e furnizimit me ujë ndikon negativisht në të ardhurat banorëve të këtyre zonave, pasi të vetmet të ardhura I kanë nga bujqësia dhe blegtoria.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts