Saturday, May 11, 2024
HomeAktualitetDeshton mbledhja e keshillit bashkiak

Deshton mbledhja e keshillit bashkiak

-

Jo vetëm të majtit por edhe të zgjedhurit demokrat bojkotuan këshillin bashkiak të kësaj të premte, duke bërë që të mos plotësohet kuorumi e për pasojë mbledhja të dështojë. Ishte parashikuar të niste në orën 10.00 por edhe pas më shumë se 40 minutash sërish në sallë nuk ndodheshin më shumë se 18 këshilltarë, ç’ka detyroi drejtuesin e saj të bëjë mbylljen, duke theksuar se 3 pikat e rendit të ditës do të spostohen për mbledhjen pasuese, në muajin Maj.

Në rend dite ishte kalimi i buxhetit faktit të 2016-es, ndihma ekonomike dhe paaftësia, si dhe rregullorja për përbërjen dhe funksionimin e komisionit të strehimit në bashki. Por të kontaktuar nga tv1 channel, drejtuesit e grupeve të këshilltareve të majtë theksuan se vendimi për mbledhjen e te premtes është marrë në mënyrë të njëanshme nga kryetari dhe sekretari i këshillit dhe prandaj nuk janë paraqitur, pasi ka munguar konsultimi me ta. Ata theksojnë madje se është kërkuar qartazi që për shkak të angazhimeve, seancat e këshillit të shtyhen pasdrekeve. Tashmë pritet që në mbledhjen e kryesisë së këshillit të analizohen sërish këto detaje e më pas të vendoset për datën dhe orën e mbledhjes së radhës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts