Tuesday, May 21, 2024
HomeKulturë“Andrra n’tren” mberrin ne Shkoder

“Andrra n’tren” mberrin ne Shkoder

-

Janë kthyer pas në kohë, pikërisht në vitet 40 – 50, ku me të njëjtat veshje, muzikë e kërcime kanë ndërmarrë udhëtimin nga Tirana në Shkoder me tren. Ndonese shumë pak i përdorur ky mjet udhëtimi vitet e fundit, kjo nuk i ka penguar të rinjtë e Hemingway Fan Club Albania që për të dytin vit radhazi të festojnë ditën ndërkombëtare të Jazz-it. Është koha për Swing Marathon dhe udhëtimin e tyre e kanë pagëzuar “Andrra n’tren”.

Dubel: “Ndodhemi në Shkoder ku po japim koncertin me muzike Jazz. Jemi të kënaqur, kemi ardhur nga Roma me muzikantët më të mirë për të bërë këtë festë të madhe me miqtë tanë, prandaj shijojeni”.

Ata përformuan në sheshin përpara kafes së madhe, ritmet e njohura botërore të muzikës Jazz, ku atmosferës ju bashkuan qytetarë të shumtë duke i dhene nje dite ndryshe kryeqendres se veriut.

Festa nuk është ndalur por ka vijuar edhe në teatrin “Migjeni”, aty ku muzika Jazz dhe ritmet plot ngjyra të kësaj muzike mbërthyen të pranishmit për më shumë se 1 ore 30 minuta.

Në fund qëndrimin në Shkoder e mbyllen me një vizitë në muzeun “Marubi” ku njohën nga afër një pjesë të historisë së këtij qyteti, por edhe Shqipërisë, përmes artit të fotografisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts