“Nokturn Pranveror” ishte koncerti i radhes qe erdhi ne skenen e Teatrit “Migjeni “ te qytetit te Shkodres. 16 instrumentiste te perzgjedhur nga trevat shqiptare, perbenin formacionin orkestral te harqeve qe drejtohej nga dirigjenti Italian Maurizio Postai. Repertori qe luajti ansambli, vinte nga vepra te njohura te kompozitoreve te huaj Grig, Mendelson dhe Bela Bartok. Kjo shfaqje erdhi per spektatorin shkodran nen kujdesin e Ambasades se Kosoves ne Shqiperi.
“Kemi afro kater muaj qe po punojme sebashku me dirigjentin, orkestren dhe violinisten Badivuku, per te realizuar kete koncert “ thekson pianisti shkodran Klevis Gjergji, pjese e organizimit, por edhe pianist ne kete ansambel muzikor.
Kjo treshe e artisteve vjen nga nje jete koncertore mjaft te pasur, ku kane interpretuar ne skenat me prestigjoze kombetare e nderkombetare.