Wednesday, May 1, 2024
HomeAktualitetHomazhet tek varrezat e deshmoreve

Homazhet tek varrezat e deshmoreve

-

Me kurora me lule dhe duke nderuar veprën e tyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit, 5 Maji në Shkoder u përkujtua tek varrezat e dëshmoreve.  Deputeti Agron Çela, prefekti Paulin Radovani, ministri Ditmir Bushati dhe përfaqësuesit e LSI e PS u perulen me respekt përpara aktit sublim të të rëneve për atdheun.

Pas kurorave me lule, ata bënë parakalimin tek varret e deshmoreve ndersa ne ceremoni ishin të pranishëm edhe veteranë, e të afërm të të rënëve.

 

Në fund siç është kthyer në traditë, nuk munguan kurorat me lule tek busti i 5 heronjve të vigut, ku përfaqëesuesit e LSI-së çdo vit kryejnë homazhet. 5 maji shënon ditën e të rënëve në luftën anti-fashiste. Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra, Qemal Stafa, aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts