Wednesday, May 1, 2024
HomeAktualitetSolidariteti me “Amatricen” ne Itali

Solidariteti me “Amatricen” ne Itali

-

Te dhurosh per njerezit qe jane ne nevoje eshte nje shenje solidariteti , e sidomos kur kjo behet nga te vegjlit per te vegjlit atehere ajo merr nje kuptim tjeter. Eshte ky shembulli  qe kane dhene  4 shkolla ne Shqiperi, mes tyre 2 nga qarku i Shkodres, 9 vjeçarja “Ndre Mjeda” dhe “Preke Gjoni” ne Bajze. Ato i jane bashkuar nismes se ambasades Italiane dhe si shenje solidariteti, fale aktiviteteve te organizuara kane arritur te grumbullojne ne total 187 mije euro per shkollat e ‘Amatrices” te goditura nga termeti ne Itali. Nxenesit e shkolles “Ndre Mjeda” kane kontributin e tyre ne kete shume dhe ndonese ata jane treguar te kujdesshem ne modestine e tyre, solidariteti ka qene i madh.

Ne disa here si shkolle ndermarrim iniciativa te tilla, qe t’i mesojme femijet me ndienjen e dhurimit dhe te solidaritetit, thote drejtoresha Zhabjaku.

Vete nxenesja Ena Dani tregon se si e kane mirepritur idene per t’iu ardhur ne ndihme bashkemoshatereve te tyre qa kane mbetur pa nje ambjent per te studiuar.

Termeti shkaterroi thuajse te gjithe zonen historike te “Amatrices” por solidariteti i treguar me popullsine atje nga e gjithe bota ishte i larte dhe Shqiperia hyn ne historine e bukur te bashkimit me nje mesazh kuptimplote qe japin keto 4 institucione arsimore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts