Wednesday, May 1, 2024
HomeAktualitet“Nje shans per bujqesine”

“Nje shans per bujqesine”

-

Mbështetja e sektorit të bujqesisë do të jetë një nga pikat e forta të programit elektoral që po finalizon lëvizja socialiste për Integrim e Shkodres, që të përkthehet në projekte konkrete për 4 vitet e ardhshme. Për këtë qëllim deputeti Agron Çela i shoqëruar nga kandidatët për deputet Dritan Ylli dhe Edmond Ndou, si dhe të rinjtë e të rejat e LRI-së zhvilloi një vizitë në familjen Bujar Mehmetit në fshatin Shtoj i vjetër. Ai prej vitesh ja ka kushtuar mundin dhe punën e tij e të familjes prodhimeve bujqësore, kryesisht kultivimit të luleshtrydheve, qershive, por edhe produkteve të tjera. Deputeti Çela pa nga afër rezultatet e para të prodhimit për këtë stinë, si dhe u njoh me të gjitha kërkesat që ka sot një fermer, i cili përmes ketyre prodhimeve siguron jetesen. Ai garantoi Mehmetin se zëri i tij dhe çdo fermeri tjetër në qarkun e Shkodres jo vetëm do të dëgjohet, por kërkesat e tyre do të përfshihen në programin e LSI-së, me qëllim që të hiqen të gjitha barrierat që sot janë ngritur mbi këtë sektor. Vështirësitë janë të mëdha që nga çmimet e farave e pesticideve, e deri tek ajo më thelbësorja siç është konkurenca e pandershme, prandaj deputeti Çela dhe kandidatet Ylli e Ndou premtuan se këto pika do të jenë pjesë e politikave që do të ndiqen me prioritet. Gjithashtu deputeti Çela ka kujtuar edhe prioritetet që këtë 4 vjeçar ka patur ministria e bujqësisë dhe vetë ministri Panariti për Shkodrën, ku projektet kanë qënë të konsiderueshme dhe afatgjata në ndikim. Në fund të rinjtë dhe të rejat e LSI-së zgjodhën që me slloganin një shans për të gjithë, nga kjo toke sot e kultivuar me një prej frutave të preferuara të tryezave, të përcjellin mesazhin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts