Thursday, May 2, 2024
HomeAktualitetPlani rajonal i menaxhimit permbytjeve

Plani rajonal i menaxhimit permbytjeve

-

Gjermania është treguar dorëlëshuar me Shqipërinë kur flitet për menaxhimin e rriskut që sjellin ndryshimet klimaterike. Nga viti 1988 e deri më sot ky shtet ka dhënë plot 1 miliard euro për vendin tonë sa i përket përmbytjeve, apo fatkeqesive të tjera natyrore. Shifrën e bëri publike Maren Kneller, drejtore e bashkepunimit dhe zhvillimit ekonomik ne ambasaden Gjermane, që mori pjesë në dorëzimin e pajisjeve të reja për departamentin e emergjencave civile të bashkisë Shkoder.

Zbatimi i Planit Rajonal të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet si dhe parandalimin apo zbutjen e efekteve ekonomike dhe sociale mbi popullsinë vendase mbeten një domosdoshmëri për të ardhmen.

Shqipëria renditet vendi i parë në Europë i kërcënuar nga ndryshimet klimatike dhe kjo nuk duhet neglizhuar sipas drejtori të përgjithshem të emergjencave civile Shemsi Prençi, i cili e quajti të patolerueshme sjelljen e disa bashkise, që nuk kanë marrë masat siç parashikon ligji për të tilla fenomene.

Shkodra si rajona ka avancuar në këtë drejtim edhe me miratimin e planit të menaxhimit të rrezikut, masat përgatitore te emergjencave, si dhe krijimin e hartave të rrezikut për zonën e nënshkodres.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts