Thursday, May 2, 2024
HomeAktualitetPolicia u ze “priten” motorçikletave

Policia u ze “priten” motorçikletave

-

Policia rrugore ka ndërmarrë një aksion të gjërë në të gjithë qytetin e Shkodres ku në fokus gjatë kësaj të enjte ka patur motorçikletat që lëvizin pa dokumentacionin përkates, si dhe pa skafandat mbrojtëse.

Por sitës së kontrolleve nuk i kanë shpëtuar as automjetet që shkelin rregullat e qarkullimit, kryesisht për vendosjen e rripave të sigurimit, apo tejkalimin e shpejtësisë. Duket se vizita e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa një ditë më parë në Shkoder, por edhe lëvizjet e bëra në strukturat drejtuese të policisë kanë nisur të japin efektet e tyre të para. Gjobat e vendosura ndaj drejtuesve të motorçikletave janë pasuar edhe me bllokimin e lejes së qarkullimit, ndërsa nuk bëhet e ditur një shifër egzakte e masave të ndërmarra në këtë 24 orësh. Për automjetet gjobat kanë variuar nga 1 mijë deri në 3 mijë leke, ku më të shumta kanë qënë për rripat e sigurimit thonë drejtues të qarkullimit. Me ardhjen e stinës së verës që shtohen edhe levizjet e këtyre mjeteve, kryesisht në qytet dhe zonat turistike do të ketë një prezence me të shtuar të policisë rrugore dhe asaj te rendit. Vendosja e tyre në kryqëzime apo akset turistike behet me qëllim reduktimin e numrit të aksidenteve që shpesh kanë rezultuar me pasoja fatale për jetën e qytetareve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts