Monday, June 17, 2024
HomeAktualitetIKMT zbarkon ne Shkoder

IKMT zbarkon ne Shkoder

-

Inspektoriati kombëtar i mbrojtjes së territorit ka zbritur mëngjesin e së mërkurës në veri të vendit. 10 objekte, kryesisht dyqane 1 kateshe janë parashikuar të prishen në hyrje të Shkodres, pasi ato janë ndërtuar prej vitesh mbi kolektorin e ujrave të zeza. Pronarëve u është kërkuar të largojnë mallin brenda mjediseve të dyqaneve, për t’i hapur rrugë këtij aksioni që parashikohet të finalizohet brenda ditës. Por vetë këta të fundit e quajnë absurd veprimin që po ndermerret pasi nuk janë njoftuar më herët për një aksion të tillë prishjesh.

Nuk dihet nëse kërkesa për prishjen e objekteve është bërë nga bashkia Shkoder dhe cili do të jetë veprimi i radhës i IKMT, pasi në këtë qytet deri më sot ndërhyrjet e realizuara për prishjen e ndërtimeve pa leje kanë qënë të pakta, kryesisht vetëm aty ku ka patur investime madhore si në rastin e stadiumit “Loro Boriçi”. Për këtë kolektor deri më sot vetë bashkia nuk ka zbardhur një projekt final për rikonstruksionin e tij, edhe pse ai është kthyer në problem për zonën gjatë stinës së dimrit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts