Saturday, May 18, 2024
HomeSportAlban Hasani kundër jabanxhinjëve

Alban Hasani kundër jabanxhinjëve

-

Ndërsa  në opinonin sportiv shkodran vazhdojnë të qarkullojnë mendime dhe propozime për një “Vllazni shkodrane” të sezonit të ardhshëm futbollistik, ditët e fundit ka pasur edhe komente të tilla që një pjesë e futbollistëve jabanxhinjë  të jenë përsëri pjesë e kuqebluve. Për Alban Hasanin, një veprim i tillë do të ishte një gabim i madh që mund të bënte klubi kuqeblu, pasi sipas tij, jabanxhinjë e treguan qartë që ishin e keqja e Vllaznisë në kampionatin e kaluar. Deklarata e drejtorit teknik të Akademisë Vllaznia ishte drejtpërdrejtë në emisionin “Sport Show”-TV1 Channel, mbrëmjen e së hënës.

 

Pjesë e rëndësishme e këtij emisioni ishin sukseset e Akademisë Vllaznia U-19 e shpallur kampione e Shqipërisë si dhe Akademisë AAS, ku dy ekipet e saj U-17 dhe U-19 të kategorisë së parë do të luajnë vitin e ardhshëm në Superligë. Ndërkohë, për të rejat më të fundit në volejbollin e femrave të klubit kuqeblu, komenti erdhi përmes të ftuares në panel, Ana Gjelaj, e sapo emëruar si trajnere e Vllaznisë për të reja.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts