Saturday, May 25, 2024
HomeSportShqipëri-Slloveni 0-2

Shqipëri-Slloveni 0-2

-

Në kuadrin  e përgatitjeve për eleminatoret e Kampionatit Europian, futbollistet e përfaqësueses shqiptare të drejtuara nga trajneri Armir Grima dhe kolegu i tij Vioresin Sinani kanë zhvilluar pasditen e së martës në stadiumin “Elbasan Arena” një ndeshje miqësore duke u përballur me kombëtaren e Sllovenisë. E gjithë ndeshja ka përfunduar me rezultatin 0 me 2 në favor të ekipit mysafir. Futbollistet sllovene, të cilat të drejtuara nga trajneri i tyre Damir spikasin për cilësinë e tyre në fushën e lojës kanë arritur të shënojnë golin e parë nga pika e bardhë e penalltisë në limitin e pjesës së parë, dhe pikërisht në sekondat e fundit të shtesës prej dy minutash me autore Zver. Futbollistet kuqezi kanë shtuar forcat sulmuese për të barazuar rezultatin, por kur pritej barazimi ka ardhur goli i dytë për sllovenet, këtë radhë me autore Zganec që realizoi në minutën e 67 me anë të Krajlit. Edhe pas pësimit të golit, kombëtarja shqiptare ka vijuar të luajë në sulm duke regjistruar jo pak raste shënimi, ku më flagranti është akordimi i një penalltive në favor të Shqipërisë në minute e 88-të, të cilen e ka shpërdoruar kapitenia kuqezi Albina Rrahmani. Takimin miqësor ndërkombëtar Shqipëri-Slloveni e ka drejtuar një treshe shqiptare me kryesor shkodranin Indrit Myrtja, duke pasur si asistente një tjeter arbiter shkodrane, Fatjona Borova. Në vijim të përgatitjeve për eleminatoret e Kampionatit Europian, futbollistet e përfaqësueses shqiptare do të zhvillojnë edhe një tjetër ndeshje miqësore ndërkombëtare, e cila nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit është planifikuar të luhet me 9 qershor në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit. Me këtë rast, FSHF bën të ditur edhe orarin që do të luhet ndeshja që është 10:00 e paradites duke sqaruar se hyrja do të jetë fakas ashtu si edhe në ndeshjen e mëparshme të luajtur në “Elbasan Arena”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts