Saturday, May 25, 2024
HomeSportVllaznia në Ballkaniaden e Greqisë

Vllaznia në Ballkaniaden e Greqisë

-

Ekipi i futbollit të femrave të Vllaznisë, i shpallur kampionë kombëtarë për herë të katërt radhazi do të konkurojën në Ballkaniaden e Greqisë, ndeshjet e së ciles zhvillohen këtë fundjavë në qytetin e Aleksandropulis. Përpara nisjes, stafi teknik me trajnerët Nikolin Leka dhe Ilir Dibra kanë zhvilluar seance e fundit në stadiumin “Reshit Rusi”, ndërkohë Nikolin Leka shprehet se skuadra është gati për një përfaqsim sa më dinjitoz.

 

Ditët e fundit me skuadrën janë bashkuar edhe tre futbolliste të reja, për të cilat presidenti Matija ka investuar duke i sjellë nga jashtë, Albina Rrahmani nga Kosova, si dhe Daria Dukiç dhe Jadranja Paqviçeviç nga Mali i Zi.

 

Sipas trajnerit Leka, me përgatitjet e bëra si dhe përforcimet, Vllaznia pretendon një përfaqësim sa më të mirë, deri edhe në fitimin e trofeut.

 

Pjesëmarrja në Ballkaniaden së Greqisë konsiderohet mjaft e rëndësishme për ekipin e Vllaznisë, edhe për faktin se drejtuesit e ekipit do ta shfrytëzojnë një gjë të tillë edhe si një mundësi kolaudimi të skuadrës për pjesëmarrjen në kompeticionin e Liges së Kampioneve të futbollit të femrave ku Vllaznia përfaqësohet sistemakisht gjatë viteve të fundit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts