Ndertimi i bazes se re prodhuese eshte drejte përfundimit, dhe me shtator, me fillimin e vitit te ri arsimor, gjithçka do te jete gati. Shkolla e mesme profesionale “Arben Broci” Shkoder, ka keshtu nje kompleks laboratoresh te standardeve europiane, thote drejtori, Zamir Laçej:
Me mbi 700 nxenes, prej te cileve afro 350 ne vitin e pare, kjo shkolle ofron kapacitet për nje numer me te madh nxenesish. Por kryesorja nuk eshte numri, por përgatitja dhe aftësia e tyre për tregun e punes:
Shpresohet qe deri ne shtator, Bashkia Shkoder te liroje edhe mjediset e konviktit te zena nga disa familje qe ne vitin 1997:
Ne ketë shkolle, janë te hapura deget elektrike,mekanike, termohidrolig, ndërtim, shërbim transporti ,tik, dhe mekatronika. Me ndertimin e bazes se re prodhuese, krijohen kushtet qe nxenesit 50 perqind te programit ta bejne praktike.