Monday, June 17, 2024
HomeAktualitetImazhin per turizmit e shemtojne mbeturinat

Imazhin per turizmit e shemtojne mbeturinat

-

Ne dy anet e superstrades Shkoder – Hani i Hotit, segmenti deri ne Vrake, te shoqerojne mbeturinat ! Edhe pe sezoni turistik ka dy muaj qe ka filluar dhe fluksi i te ardhurve nga shtete te ndryshme te Europes ne vendin tone, po rritet, sa i perket pastertise nuk ka ndryshuar gje ! Se paku 5 kilometra ne hyrje te Shkodres dhe deri ne Rus e anasjelltas, ballafaqohesh me pamje te tilla, aspak te denja. Normalisht pastrimi i ndotjeve duhet te behet rregullisht gjate gjithe vitit dhe ska lidhje me ardhjen e vizitoreve te huaj, por gjithsesi sezoni turistik e kërkon nje angazhim me te madh ne ketë drejtim, gje i cili mungon nga Bashkia Shkoder. Udhetimi mes nje peisazhi natyror te mrekullueshem siç eshte fusha e Mbishkodres qe nga Hani i Hotit, vjen e zbehet ne kilometrat e fundit qe lidhet kjo rruge me qytetin e Shkodres, vetem për shkak se  mbeturinat hidhen ne dy anet e saj dhe nuk pastrohen për dite te tera ! Me fjale thuhet se po punojme për permiresimin e imazhit turistik te Shkodres, por ne praktike me pamje te tilla ky imazh vetem sa perkeqesohet. Dhe kjo as për mungese investimesh dhe as për mungese projektesh, por thjeshte sepse Bashkia Shkoder nuk ka kontroll mbi mjedisin !

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts